Shkodran Mustafi e Granit Xhaka: Çfarë ndjenje, jemi në finale të Bakus

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Arsenali ka arritur të sigurojë një biletë për në finalen e Ligës së Evropës.

Londinezët kanë arritur që me rezultat të përgjithshëm 7-3 (3-1) të mposht skuadrën spanjolle të Valencias.

Pas takimit përmes rrjeteve sociale ka reaguar Shkodran Mustafi, i cili nga skuadra spanjolle ka arritur në kryeqytetin britanik.

Ai është shprehur ië lumtur me këtë arritje sezonale duke publikuar edhe fotografi gjatë festimit me lojtarët.

“Për në finale. Fitore e madhe në një terren të ashpër dhe gjithashtu një ndjenjë e veçantë për mua që të kthehem në Mestalla. I uroj të gjitha të mirat Valencias në ndeshjen e fundit në La Liga dhe finalen e Copa del Rey. Ne shkojmë në Baku, Gunners”, ka shkruar Mustafi.

“Ne do të shkojmë në Baku. Çfarë ndjenje”, ka shkruar mesfushori Xhaka teksa shihet së bashku me bashkëlojtarët në zhveshtore.

Ndryshe, Arsenali në finale do të takohet më 29 maj në Azerbajxhan me Chelsean, i cili ka eliminuar pas penalltive Eintracht Frankfurtun. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme