Temperaturat e ngrohta janë kthyer në Kosovë me ardhjen e stinës së pranverës, por askus në shkollat e komunës se Drenasit nuk do të mund të veshin minifund gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Kjo pasi në bazë të një rregullore të etikes së veshjes që ka nxjerrë kjo komunë nuk lejohet një veshje e tillë në punë.
Po ashtu sipas kësaj rregullore që po qarkullon në rrjetet sociale, nuk lejohet veshja e xhinëseve, grillonkave e bluzave të zbuluara, raporton Lajmi.net
Në këtë rregullore po ashtu ndalohen veshjet me karakter fetar si dhe mjekra e lëshuar nga meshkujt.
Aty bëhet thirrje edhe profesorëve që të realizojnë plan- programin gjatë procesit edukativo-arsimor, orarin e punës etj.