Shkollat e Prishtinës pajisen me invertar të ri

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Nga e shtatori mësimi për nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës do të bëhet në kushte edhe më të mira.

Kjo falë një donacioni të Bankës Raiffeisen që është shpërndarë tek shkollat e kryeqytetit.

Donacioni përfshijnë invertarë të ndryshëm si:

450 tavolina të madhësive të ndryshme, 360 dollapë të vegjël për tavolina, 30 dollapë të lartë, 240 kabinete për dosje, 30 tavolina të rrumbullakta si edhe 50 varëse për rroba, njofton Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala përcjellë Klan Kosova.

Gjithashtu në donacion përfshihen edhe 450 çanta me pajisje shkollore për fëmijët me kushte të vështira ekonomike.

Drejtoria e Arsimit në kuadër të investimeve kapitale planifikon edhe rregullimin e oborrit të SHFMU “Naim Frashëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme