Shkollat në Kosovë mund të mos hapen deri në shtator, OBSH paralajmëron për rreziqet

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë shkollat mund të mos hapen deri në muajin shtator. Kjo për shkak të mungesës së infrastrukturës. Megjithëkëtë, nga OBSH po paralajmërojnë për rrezikun e hapjes së shkollave në vend. Shefja e OBSH’së në Kosovë, në një lidhje direkte për Gazetën Express, ka deklaruar se shkollat në vend nuk i kanë kushtet e duhura për të mbajtur mësim në këto kohë. Thotë se në klasat kosovare distanca sociale është shumë e vështirë për tu mbajtur. Kjo ngase shumica nga klasat i kanë nga 40 nxënës.

“Sa i përket kthimit të shkollave, për shkak të numrit të madh, ndoshta duhet me shty edhe për disa kohë kthimin. Shtetet të cilat i knaë hapur shkollat nuk kanë më tepër se 10 fëmijë në klasa, e ne në Kosovë i kemi deri në 40 fëmijë në klasa.  Ne mund të këshillojmë Ministrinë e Arsimit dhe Institucionet e tjera e mandej të marrim hapa të përbashkët. Deri diku tash procesi mësimor online po kryhet me sukses. Duhet të kemi shumë kujses në hapjen e shkollave gjatë muajit maj dhe qershor”, ka deklaruar ajo.

Të ngjashme