Shkollat në Mitrovicë, të gatshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Mitrovicë | 06 Jan 2017 | 10:15 | Nga

Drejtori për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Skender Avdiu, ka bërë të ditur të gjitha Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta në komunën e Mitrovicës, i kanë kryer përgatitjet e nevojshme për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, të vitit shkollor 2016/17.

Sipas tij, shkollat i kanë kryer të gjitha punët teknike, si: pastrimet, riparimet e inventarit shkollor aty ku ka pas nevojë, mirëmbajtjen e sistemeve të ngrohjes, etj.

Po ashtu, Avdiu tha se Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me komunën kanë siguruar edhe lëndë djegëse të mjaftueshme për të gjitha shkollat, andaj edhe mund të thuhet lirisht se të gjitha shkollat janë të gatshme që me datën 10 janar 2017 (sipas kalendarit shkollor të planifikuar nga MAShT) ta fillojnë gjysmëvjetorin e dytë.

Mirëpo, moti i lig që po mbretëron në komunën e Mitrovicës, si pasojë e të cilit disa rrugë nëpër fshatra, sidomos ato të rajonit të Shalës së Bajgorës, janë bllokuar nga ortekët e borës, mund të çrregulloi fillimin e mësimit në shkollat e këtyre fshatrave ashtu sikur që MAShT ka parapa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme