Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me nënkryetarin Shpëtim Zhegrova, po qëndrojnë për vizitë në Komunën Viersen të Gjermanisë, me ftesë të kryetares Sabine Anemüller.
Temë e takimit me Anemüller ishte fillimi i bashkëpunimit në mes të shkollave profesionale të Vushtrrisë dhe shkollës profesionale të qytetit Viersen, ka bërë të ditur Idrizi në një postim në faqen e tij në Facebook.
Tabi pritet të vazhdohet me procedurat për binjakëzimin e dy qyteteve.
Më pas, Idrizi dhe Zhegrova vizituan dhe kompaninë e prodhimit dhe riparimit të automjeteve për zjarrfikje.