Nuk është e sigurt, por nuk është e pamundur që presidenti i ShBA-së Donald Trump deri në fund të vitit të qëndrojë për vizitë në Serbi, shkruan sot gazeta e Beogradit “blic”.
Sipas këtij mediumi, arritja e marrëveshjes ndërmjet Serbisë e Kosovës do të ishte fitore edhe për Trumpin.
Pas letrës që presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia dërgoi presidentit amerikan Donald Trump, foli ambasadori i ShBA-së në Beograd Kyle Scott, i cili tha se Trump do të dëshironte ta vizitonte Serbinë.
“Mendoj se këtu do ta kishte mjaft bukur. Unë do ta përshëndesja një gjë të tillë”, ka thënë Scott duke shfaqur mendimin se marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës do të duhej të arrihej ndërmjet dy vendeve e j o me ndërhyrje të jashtme as nga BE-ja, as nga ShBA- ja dhe as nga Rusia.
Donald Trump për herë të parë është përfshirë në tërë këtë rrëfimi në gjysmën e dhjetorit kur u dërgoi letër Vuçiqit e Thaçit dhe kur tha se “do t’i gostiste në Shtëpinë e Bardhë për të kremtuar atë që do të ishte marrëveshje historike “.
Burime diplomatike të mediumit serb kanë thënë se Ballkani nuk është i papërfillshëm në mënyrë që përfshirja e Trumpit në dialog të ishte edhe sukses i tij.
“Të jetë i interesuar për rajonin dhe për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës shihet me faktin se e ka caktuar John Boltonin të merret me këtë çështje, e Boltonit i pëlqejnë Serbinë dhe serbët”, ka thënë burimi i “blicit”, transmeton Koha.net.
Dragan Gjukanoviq nga Qendra për Politikë të Jashtme thotë se do të ishte mirë që një president amerikan ta vizitonte Serbinë.
“Është shumë herët të flitet për këtë, por për politikën tonë të jashtme e pozicionimin tonë ndërkombëtar do të ishte mirë. Trumpi dhe administrata e tij janë fokusuar në Ballkan dhe këtë duhet shfrytëzuar në mënyrën më të mirë”, ka thënë Gjukanoviq.
Marko Savkoviq, drejtor Fondit të Beogradit për politikë të përsosur thotë se vizita e Trumpit s’i duket opsion real.
“Vërtetë, nuk më duket reale të jetë në Serbi. për shkak se nuk ka nevojë. Me siguri se nuk do jetë në Serbi nëse në dialog nuk arrihet asgjë. Nëse tregim për marrëveshjen është i vërtetë, më reali është që nënshkruesit, Vuçiqi e Thaçi të shkojnë në Washington, sepse edhe administratës së ShBA-së i duhet suksesi në vitin parazgjedhor”, ka thënë ai duke e vlerësuar letrën si hap të mirë dhe dëshmi se ShBA-ja është e interesuar për dialogun.
“Ky është rasti unik që administrata e ShBA-së të tregojë interesim për interesat e Serbisë. Ky është rasti, dhe kush e di se kur se do të vijë më”, ka përfunduar Savkoviq.