Shkon në 12 numri i të vdekurve nga zjarri në Londër

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 18:58 | Nga

Është rritur në 12 numri i përgjithshëm i të vdekurve në zjarrin që e kaploi sot një ndërtesë të lartë banimi në perëndim të Londrës, njofton Policia Metropolitane.

Policia ka thënë se ky numër pritet të rritet përsëri.

Zjarri e ngulfati ndërtesën 24-kateshe të banimit sot në mëngjes, duke i vrarë 12 persona në një zjarr që nisi teksa banorët ishin në gjumë.

Shërbimi Emergjent ka njoftuar se 20 persona janë në gjendje të rëndë nga 74 sa janë lënduar në total.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme