Shkon në 141 numri i të vdekurve pas shembjes së urës në Indi

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 141 numri i viktimave nga shembja e urës në Indi.

Ngjarja tragjike ndodhi gjatë së dielës në shtetin perëndimor Gujarat.

Ura specifike për këmbësorë, ishte e vendosur mbi lumin e njohur Machhu, dhe në momentin e prishjes.

Pamjet televizive treguan dhjetëra njerëz të kapur mbi kabllot dhe mbetjet e përdredhura të urës së shembur ndërsa ekipet e emergjencës përpiqeshin t’i shpëtonin, raporton BBC.

Disa u ngjitën lart në strukturën e thyer për t’u përpjekur të bënin rrugën drejt brigjeve të lumit, ndërsa të tjerë notuan për të sigurt.

Sipas zyrtarëve nga kjo fatkeqësi u shpëtuan mbi 177 persona.

Ura ishte hapur për kalim javën e kaluar pas disa riparimeve që ishin bërë.

Ajo ishte ndërtuar në shekullin e 19-të gjatë kohës së sundimit britanik.

Të ngjashme