Shkon në 17 numri i viktimave pas përmbytjeve në Itali

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve pas një jave përmbytjesh dhe moti të ligë në Itali ka arritur në 17, ka bërë të ditur Agjencia Italiane për Mbrojtje Civile.

Era e fortë dhe shiu i madh i javës së kaluar ka shkatërruar një pjesë të Italisë dhe çoi në përmbytjet më të mëdha në Venecia të dekadës së fundit, njofton CNN, përcjell Klan Kosova.

Në rajonin verior të Venetos vlerësimet e dëmeve kanë arritur mbi një miliard euro, kurse shumë fshatra janë evakuuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Presidenti i Këshillit Rajonal të Venetos, Roberto Ciambetti ka bërë të ditur se afër 300 mijë pemë janë dëmtuar në këtë zonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme