Shkon në 5 numri i të vdekurve nga vullkani në Zelandën e Re

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Zelandës së Re njoftoi se ka shkuar në pesë numri i viktimave të konfirmuara nga shpërthimi i papritur i një vullkani në Ishullin e Bardhë. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Policia tha se janë shpëtuar 23 njerëz, por paralajmëroi se numri i personave të vdekur mund të rritet. Zona ku besohet se ndodhen personat e zhdukur është shumë e rrezikshme për të realizuar operacione kërkimi.

Vullkani i Ishullit të Bardhë, i njohur nga banorët lokalë edhe si Whakaari, është njëri ndër vullkanet më aktive në Zelandën e Re.

Pavarësisht këtij fakti, ishulli vizitohet vazhdimisht nga shumë turistë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se disa turistë ndodhen përreth ishullit dhe në të. Në mesin e tyre ka banorë të Zelandës, por edhe turistë të huaj.

Vullkani shpërtheu në orën 2 e 11 minuta të pasdites sipas kohës lokale, që në kohën evropiane i bie në orën 1 e 11 pas mesnatës, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme