Shkon në pesë numri i viktimave të Coronavirusit në Australi

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në pesë numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Australi.

Organet e shëndetësisë në rajonin Queensland konfirmuan të dielën se një grua nga Noosaville vdiq pasi ishte shtrirë në spital në Sydney të premten. Viktima ishte 77-vjeçare.

Besohet se gruaja e moshuar ishte infektuar me virusin Covid-19 nga një i afërm, i cili ishte kthyer së fundi nga Shtetet e Bashkuara.

Një grua 90-vjeçare, e cila banonte në Sydney, u bë më vonë viktima e pestë e koronavirusit në shtetin e largët.

Dy viktimat e reja u shënuan në kohën kur kryeministri australian, Scott Morrison, njoftoi se të gjithë personat e ardhur nga jashtë do të jenë të detyruar të izolohen për 14 ditë.

U ndalua edhe ankorimi i anijeve të huaja në portet e Australisë për së paku një muaj.

Deri më tani, gati 300 persona janë infektuar me koronavirus në Australi, shruan “Daily Mail”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme