Shkon në spital për kollën, zbulon se e ka zemrën djathtas

Prishtinë | 20 Kor 2021 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Një vizitë që nuk do të harrojë shpejt, 19-vjeçarja amerikane Claire Mack,  e njohur veçanërisht për faqen e saj në rrjete sociale si Tik Tok.

E reja rrëfeu pikërisht në rrjetet sociale se për shkak të një kolle të gjatë, kishte vendosur të bënte një kontroll në spital. Mjeku diagnostikoi një pneumoni, por për të qenë më i sigurt i e çoi të bënte një radiografi.

Claire fillimisht u frikësua dhe më pas thjesht mbeti pa fjalë duke parë habinë e mjekut, që pas surprizës i shpjegoi asaj qetësisht se ajo kishte diçka që nuk shkonte në zemër. Një keqformim kongjenital, aspak i rrezikshëm,  por thjesht zemra e saj ishte drejtuar…djathtas.

Një dukuri e rrallë, që përfshin më pak se 1 % të popullsisë botërore, por që njihet gjerësisht në mjekësi si destrokardi.

Amerikania ka postuar radiografinë në Tik Tok, diçka që është parë nga rreth 3 milionë persona. Ndoshta zemra e saj e gabuar po e shndërron atë në një yll të botës digjitale.



Të ngjashme