Shkumbin Demaliaj do të kandidojë për kryetar të Deçanit, thotë se Dega e AAK-së “ka dalë nga binarët”

Prishtinë | 17 Dhj 2023 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Deçanit.

Arsyeja për këtë është sepse sipas tij, kjo parti në këtë komunë “kjo pari ka dalë nga binarët”.

Demaliaj në Facebook ka shkruar se AAK-në në këtë komunë do ta kthejnë në “binarë

“Duke parë se pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj dhe pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë”, ka shkruar ai.

Ish-deputeti ka bërë të ditur se do ta përkrahë Ramush Haradinaj në zgjedhjet nacionale.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit.

Ju njoftoj se nga sot jam Kandidat i Pavarur për Kryetar të Komunës së Deçanit.

Arsyetim:

Duke parë se pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj dhe pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë!

Ne veq kemi biseduar bashkë për këtë të dashur qytetarë!

Andaj edhe kur më keni pyetur se a e kam me të vërtetë??? Unë sot po ju them se përfundimisht e kam me të vërtetë dhe do të jem pranë jush deri në finale kur do ta përmbysim këtë klikë qeverisëse dhe do ta kthejmë AAK-në në binarët e saj dhe meritokracia dhe transparenca do të mbizotëroj në qeverisje lokale në Deçan.!!

P.S.
Në zgjedhjet lokale 2025 do të aplikojme edhe me listë zgjedhore për Asamble Komunale,
Ndërsa në zgjedhjet qendrore do ta mbeshtesim të gjithë Ramush Haradinajn dhe programin e tij nacional për qeverisje.!!
Unë për të qenë sa më pranë jush nuk do të jem kandidat për Deputet në zgjedhjet qendrore.!!

Presim reflektim të AAK-së që ta vlerësoj këtë situatë dhe Kandidaturën tonë ta pranoj si ofertë të sinqertë dhe fitoren ta bëjmë më bindëse dhe të gjithë qytetarët ta gëzojnë këtë fitore.!!

Faleminderit për mbështetje të dashur qytëtarë të Deçanit.
Do të jam/ jemi pranë jush në çdo moment.!!

Nga ky moment NISEMI DREJT FITORES SË MADHE.!!

Me respekt i juaji
Shkumbin Demaliaj
17 Dhetor 2023
Deçan

Të ngjashme