Shkurorëzime masive në Gjakovë, dyshohet se bëhen për letra

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 13:17 | Nga

Në tre muajt e kaluar, qershor, korrik dhe gusht në Gjakovë janë shkurorëzuar rreth 290 qifte. Ky numër është i lartë në krahasim me numrin e banorëve të kësaj komune.

“Në qershor ishin 70, në muajin korrik 120 kurse në muajin gusht 100 shkurorëzime”, ka njoftuar Zyra e ofiqarisë në Gjakovë.

Shumica e shkurorëzimeve janë bërë me marrëveshje mes palëve pasi në këto raste procedura është më e shpejtë.

Dyshohet se një numër i madh i shkurorëzimeve është bërë për shkak të lidhjes së martesave për dokumente në shtetet e perëndimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme