Shoferi i kamionit me targa kosovare humbi kontrollin dhe doli në kahun e kundërt, dalin detaje nga aksidenti në Maqedoni

Prishtinë | 22 Maj 2026 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit, në segmentin mes mbikalimit të Vizbegovës dhe nyjës së Mirkovcit, pasi një kamion me targa të Kosovës doli në korsinë e kundërt dhe u përplas  me një veturë “BMW”.

Nga MPB  në Maqedoni kanë njoftuar se rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 23:00. Sipas të dhënave, drejtuesi i kamionit “MAN”, 76-vjeçari B.B. nga Kosova, ka humbur kontrollin, ka kaluar mbi gardhin ndarës dhe ka hyrë në kahun e kundërt, ku është përplasur me automjetin e drejtuar nga 51-vjeçari R.V. nga Shkupi.

Pas përplasjes, të dy mjetet janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur pothuajse tërësisht. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit.

Të ngjashme