Policia në Gjilan e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 108 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50. “Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion […]
Shoferit i vendoset gjoba me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë

Policia në Gjilan e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 108 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 50.
“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, tre pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj.”, thuhet në njoftimin e policisë.

















