Shoqata e Bankave mirëpret miratimin e Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Bankave të Kosovës mirëpret miratimin në lexim të dytë  të Projektligjit për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, projektligj ky i cili mundëson identifikimin dhe nënshkrimin elektronik/dixhital dhe është tejet i rëndësishëm për kryerjen e proceseve nga distanca.

Në hartimin e këtij projektligji kontribuuan dhe dhanë ekspertizën profesionale komitetet funksionale pranë SHBK-së, me qëllim që të gjitha këto barriera të adresohen, në mënyrë që shërbimet dixhitale të jenë pjesë e përditshmërisë si për bizneset, ashtu edhe për vet qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe se çështjet legjislative të mos jenë pengesë e këtij zhvillimi.

Hyrja në fuqi sa më parë e projektligjit do ofrojë mundësi dhe përparësi të shumta në dixhitalizimin e shërbimeve të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast Shoqata e Bankave të Kosovës bën thirrje që krahas këtij ligji, të procedohet tutje edhe me hartimin e akteve nën-ligjore, ashtu siç parashihet edhe sipas këtij ligji, në mënyrë që të kompletohet infrastruktura legjislative për këtë fushë dhe çështja e identifikimit elektronik të jetë e zbatueshme në Kosovë.

Të ngjashme