Shoqata Motoristike e Kosovës “Free Wolves Kosova” iu bashkohet aksionit për të ndihmuar të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Në njoftimin zyrtar të motoristëve nga Kosova, thuhet se “Free Wolves” janë bërë pjesë e iniciativës së shtetit shqiptar, duke dhuruar donacion prej 1500 euro për të gjithë të prekurit nga tërmeti .