Shoqëria civile kundër tarifës në Rrugën e Kombit

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 15:19 | Nga

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë kundërshtuar koncesionin për Rrugën e Kombit, pasi tarifa prej 5 euro për automjet konsiderohet jo vetëm e lartë, por është një mbivendosje e taksave që paguajnë qytetaret, transmeton TV Vizion plus.

Sipas tyre qeveria prej vitesh aplikon një taksë tek karburanti, që quhet takse qarkullimi. Ndërkohë që nga buxheti i shtetit janë harxhuar mbi 1 miliard euro për ndërtimin e Rrugës së Kombit, tarifa prej 5 euro konsiderohet taksë mbi taksë.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se tarifa e pranueshme do të ishte 2 deri në 3 euro, ndaj i kërkojnë qeverisë që të rishikojë këtë politikë të gabuar, që sipas tyre do të rëndojë xhepin e qytetarëve që do të kalojë në këtë rrugë, ndërsa do të frenojë edhe komunikimin në fusha të ndryshme mes dy vendeve (Shqipërisë e Kosovës).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme