Menjëherë pas reagimit të Zyrës së Bashkimit Evropian për mosemërimin e noterëve të rinjë, këtë rekomandim e kanë mirëpritur edhe një sërë organizatash vendore.
Reagimi i plotë:
Ne, organizatat e shoqërisë civile të listuara më poshtë, mirëpresim reagimet ndërkombëtare rreth procesit të përzgjedhjes së noterëve të rinj, të udhëhequr nga ministri në largim i drejtësisë Abelard Tahiri.
Pas disa reagimeve të shoqërisë civile, javën e kaluar një numër institucionesh e organizatash ndërkombëtare ishin shumë të qarta në thirrjet e tyre ndaj Ministrit në largim z. Tahiri për të mos emëruar noterët që dalin nga procesi i fundit i përzgjedhjes.
Fillimisht reaguan Unioni Ndërkombëtar i Noterëve dhe Oda Federale e Noterëve të Gjermanisë, ndërsa sot erdhi edhe thirrja eksplicite e Zyres së BE-së në Kosovë dhe reagimi i Ambasadorit Gjerman në Kosovë z. Heldt.
Duke qenë të shqetësuar nga deklaratat e Ministrit në largim të drejtësisë Abelard Tahiri që përkundër të gjithave planifikon të përmbyllë këtë proces, ne përsërisim kërkesat tona që:
COHU!
Columbus
Demokraci për Zhvillim (D4D)
Demokracia Plus (D+)
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)
Iniciativa për Progres (INPO)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti EPIK
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Lëvizja FOL