Shpallet e mbyllur protesta e gjakovarëve për largimin e Stanojeviq

Prishtinë | 06 Jan 2018 | 08:45 | Nga

Një numër jo i madh i qytetarëve janë ngritur në protestë pranë kishës ortodokse në Gjakovë me kërkesën për ngritjen e aktakuzës ndaj ish kryetarit serb të kësaj komune, Gjokica Stanojeviq, por protesta u shpall e mbyllur, raporton KTV.

Ndërsa komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj ka thënë se edhe pse gjithmonë kanë plane operative, sot nuk e kanë parë diçka shumë të madhe pasi edhe numri i protestuesve dukej i vogël. Por për mos praninë e palës tjetër, ka thënë se e kanë marrë konfirmimin nga zingjiri komandues.

Nysrete Kumnova, ka thënë se kanë grupin që me vite me radhë kanë grumbulluar dokumentet që dëshmojnë për krimet e Stanojeviq por tani kanë nevojë për ndihmën e shtetit.

Një qytetar ka thënë se Stajoneviq nuk është i mirëseardhur në Gjakovë, dhe se pret që çdo vit të refuzojnë kriminelët që vijnë në Gjakovë.

Kujtojmë se Përfaqësues të shoqërisë civile në Gjakovë kanë deponuar në Prokurorinë Themelore në këtë qytet kërkesën për ngritje të aktakuzës për krime lufte kundër ish kryetarit të Komunës së Gjakovës, Gjokica Stanojeviq.

Në letrën që shoqëria civile i ka dorëzuar kryeprokurorit në Gjakovë, Ali Selimaj thuhet se në bazë të dëshmive që posedojnë dhe në bazë të kodit penal të republikës së Kosovës, Gjokica Stanojeviqit duhet t’i ngritët aktakuza dhe të gjykohet për krimet e bëra ndaj popullatës civile në këtë komunë gjatë vitit 1998-1999.

Përveç ngritjes së aktakuzës përmes letrës shoqëria civile në Gjakovë kanë kërkuar që t’i ndalohet hyrja në Gjakovë ish kryetarit Gjokica Stanojeviq deri në përfundimin e gjykimit dhe dënimit të merituar.

Shpallet e mbyllur protesta e gjakovarëve për largimin e Stanojeviqit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme