Shpallet fituesi i tenderit për “Rijetësimin i Piramidës së Tiranës”

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

 Është shpallur fituesi i tenderit të hapur në gusht për “Rijetësimin i Piramidës së Tiranës”. Fituese janë shpallur bashkimi i operatorëve “Fusha” shpk & “EDIL-AL-IT” shpk, të cilët ofruan edhe vlerën më të vogël për të kryer projektin.

Nga rreth 1.7 miliard lekë që ishte fondi limit tenderi i hapur nga Bashkia e Tiranës për realizimin e projektit “Rijetësimi i Piramidës”, kompanitë fituese kanë ofruar mbi 1.2 miliard lekë. Për transformimin e piramidës u paraqitën 8 oferta, 7 prej të cilave u skualifikuan për arsye të ndryshme përfshirë edhe vlerën e lartë me të cilën do të realizonin projektin.

Për transformimin e piramidës do të përdoren të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fond i vënë në dispozicion nga buxheti i vënë në dispozicion të Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim vënë në dispozicion në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për projektin “Rijetësimi i Piramidës”.

Në vitin 2018 u prezantua plani për ta transformuar atë, ndërkohë projekti final u prezantua në maj po të njëjtit vit ku u vendos që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar ne arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion te artit, kulturës dhe kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.

Piramida do te funksionoje për trajnime, do te ketë biblioteke, salla ku njerëzit mund te mblidhen, salla ku mund te ekspozojnë punimet e tyre, dhe qendër TUMO, një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit. Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, web design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.(Shqiptarja)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme