Doganieri Shemdsedin Sadiku edhe një herë është shpallur i pafajshëm nga akuzat për marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.
Është shpallur përsëri i pafajshëm doganieri Shemsedin Sadiku që akuzohej për veprat penale marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.
Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur të pafajshëm doganierin me arsyetimin se nuk është provuar se Sadiku ka kryer veprat penale për të cilat akuzohej.
Edhe në nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Pejës kishte shpallur aktgjykim lirues për Shemsedin Sadikun, mirëpo Gjykata e Apelit e ktheu çështjen e tij në rigjykim.
Shemsedin Sadiku akuzohej nga Prokuroria Themelore në Pejë se ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, në mënyrë që të ushtrojë ndikim te kolegët e tij Ganimete Salihi dhe Fisnik Koshi.
Sipas aktakuzës, Sadiku kishte kërkuar dy mijë euro ryshfet nga Fadil Zhabollaj në mënyrë që të ndikojë te kolegët për të mos i shqiptuar gjobë për tri automjete të hasura në autoparking, të cilat në këtë rast ishin të padoganuara.