Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.
Përmes një shkrimi në Facebook ka demantuar lajmin se ishte dorëhequr nga ajo pozitë.
“Për hir të manipulimeve mediatike e politike që po bëhen ditëve të fundit nga disa media të shkruara e eksponentë politikë, ju bëj me dije juve dhe opinionin publik se unë si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nuk kam dhënë asnjë dorëheqje nga kjo pozitë”.
Ai sqaron se për shkak të pozicionit të ri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuara mendimin e Agjensisë Antikorrupsion dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri se a mund t’i mbajë dy pozitat.
“Për shkak të pozicionit tim të ri në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar mendimin e Agjensisë Antikorrupsion dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë. Me një fjalë ne vazhdojmë punën tonë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht”.