Shpella e Gadimes së shpejti bëhet me ndriçim dhe tualete

Lipjan | 09 Gus 2019 | 14:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpella e Gadimes si një nga vendet më të veçanta turistike në Kosovë, po funksionon ende pa pasur tualete për vizitorë dhe pa ndriçim të mjaftueshëm, raporton EkonomiaOnline.

Mirëpo, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka gjetur zgjidhjen për këto çështje.

Ai e quan të turpshme dhe banale që 20 vjet pas luftës askush nuk e ka marrë iniciativën për të ndërtuar tualete.

“Ka pasur mungesë të investimeve të mirëmbajtjes të shpellës dhe në infrastrukturën përreth saj. Është për keqardhje dhe e turpshme që 20 vjet pas luftës nuk ka WC për vizitorë dhe ne kemi bë hapat konkretë për këtë dhe javën e ardhshme fillon ndërtimi i WC–ve në brendi të hapësirës së Shpellës së Gadimës për t’u krijuar kushte vizitorëve që të jenë më të rehatshëm”, tha ai.

Ai tha se gjatë këtij viti, tualetet dhe ndriçimi do të rregullohen.

“Në një pjesë të shpellës kemi problemin e ndriçimit të cilin e kemi adresuar dhe do ta zgjidhim përgjatë këtij viti zgjerimin e rrjetit të ndriçimit brenda shpellës dhe kemi disa segmente të shpellës, kemi dalje ë ujërave që e bëjnë të pamundshme vizitat në disa sektorë të shpellës. Po ashtu edhe për këtë po gjejmë zgjidhje”.

“Sa i përket ndriçimit ka të ndarë një pjesë të fondeve, ne tash duhet me e përzgjedh një kompani që të mos ketë ndikim edhe për temperaturën në shpellë ndërsa sigurisht përmes një sistemi të pompimit për të larguar ujërat që dalin kohë pas kohë në sektorë të shpellës dhe nuk lejojnë vizitat’, tha ai.

Ndërsa, shtoi se kjo shpellë është në fazën e fundit ë përmbushjes së numrit të stafit, nën menaxhimin e MMPH.

“Kjo është një shpellë që menaxhohet nga MMPH-ja, ka pasur defekte të shumta në të kaluarën edhe në mënyrë të funksionimit të saj. Tashmë jemi në fazën përfundimtare të kompletimit të shpellës me staf të mjaftueshëm që tu dalim në ndihmë vizitorëve që janë të shumtë që vijnë ta shohin një prej bukurive kryesore që ka vendi ynë”, përfundoi ai.

Të ngjashme