Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata është stabilizuar sa i përket reshjeve në kryeqytet.
Ai ka thënë se të gjitha ekipet e komunës janë në terren pas vërshimeve, ndërsa tash po merren me dëmet dhe situatën emergjente, sidomos te shkolla Ismail Qemali që është përmbytur në masë të madhe.
Ai ka dhënë edhe një numër emergjent për qytetarët.
“Të gjitha ekipet e komunës , të drejtorisë së Shërbimeve Publike e Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për shkak të vërshimeve në gjithë qytetit. Situata është stabilizuar sa i përket rreshjeve por tash po merremi me dëmet dhe stuatat emergjente sikurse ajo në shkollen Ismail Qemajli. Për çdo emergjencë kontaktoni në numrat tonë 080012233 dhe 080012244”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.