Ekonomia Online
FUNDIT

Shpend Ahmeti kundër ndryshimit të ligjit për importim të veturave deri në 15 vjet të vjetra

Shpend Ahmeti kundër ndryshimit të ligjit për importim të veturave deri në 15 vjet të vjetra

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se lejimi i importimit të veturave të vjetra deri në 15 vjet është në kundërshtim me premtimet për luftimin e ndotjes së ambientit. “Një prej ndotësve kryesorë në Prishtinë janë makinat. Vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se lejimi i importimit të veturave të vjetra deri në 15 vjet është në kundërshtim me premtimet për luftimin e ndotjes së ambientit.

“Një prej ndotësve kryesorë në Prishtinë janë makinat. Vendimi i komisionit parlamentar për ta rekomanduar ndryshimin e ligjit për importimin e automjeteve duke lejuar importimin e makinave që janë 15 vite të vjetra shkon në kundërshtim me zotimet se do ta luftojmë ndotjen”, ka thënë Ahmeti, përcjell Klan Kosova.

“Ngritja e zërit vetëm kur ballafaqohemi me pasojat e asnjëherë me shkakun është e pamjaftueshme. Duhet që me çdo kusht ta ndalojmë këtë vendim të dëmshëm për shëndetin tonë”.

Të ngjashme