Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është kundër mbylljes së kryeqytetit. Ahmeti po kërkon masa të arsyeshme për të ngadalësuar koronavirusin.
Ahmeti ka shkruar në Twitter se është kundër mbylljes së Prishtinës, e kundër mbylljes së ekonomisë pa ndihmë për këtë sektor.
“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësim të covid, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra. Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti!”, ka shkruar i pari i Prishtinës.