Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Drejtuesja e Kabinetit, Fitore Pacolli pritën sot në takim një delegacion nga komuna e Ulqinit, delegacioni morën pjesë Sekretari i Sekretariatit për Urbanizëm, Aleksandër Daboviq, dhe Këshilltarët, Mehmet Tafica dhe Rexhep Ceka.
Në këtë takim Shpend Ahmeti potencoi se takimet bilaterale duhet të rezultojnë në bashkëpunim konkret në mes të dy komunave, i cili pastaj do të rezultonte në projekte konkrete.
Delegacioni nga Ulqini do të qëndrojë në Prishtinë tr ditë ku do të njoftohen për së afërmi me të gjitha këto procese.