Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për marrjen e masave të reja, konkretisht mbylljes së kryeqytetit nga ora 05:00 deri në 19:00.
Ai thotë se është kundër mbylljes me parime e kritere të tilla, dhe kundër mbylljes pa ndihmë ekonomike për bizneset dhe qytetarët, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sistemi i qeverisë për masa:
– Prishtina në zonën e kuqe, e Lypjani e Gracanica zonë e gjelbërt thua se jemi qindra kilometra larg.
– në qoftë se një komunë nuk e teston askënd, pra nuk ka raste pozitive atëherë është në zonën e gjelbërt
Prishtina me 12000 teste natyrisht se ka me dal me numër më të madh se sa Ferizaji me 350 teste.
#jombylljes me keso parimesh e kriteresh!
#jombylljes pa ndihme ekonomike për bizneset dhe qytetarët