Shpend Ahmeti thotë se Albin Kurti nuk shkoi në varrimin e babait të Visar Ymerit

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Shpend Ahmeti ka thënë se kur ai ishte në Vetëvendosje konsiderohej blasfemi të bëje homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, ani se tash një gjë të tillë po e bën Albin Kurti.

Madje, ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se nëse dikush nga Vetëvendosja do të shkonte te varri i ish-presidentit historik do të kryqëzohej.

Ahmeti tregoi se në Vetëvendosje nuk iu kishte pëlqyer kur ai kishte shkuar për homazhe për ta nderuar ish-kryeministrin e ndjerë Bajram Rexhepi.

“Kur vdiq ish-kryeministri Bajram Rexhepi dhe kishte homazhe në Teatrin Kombëtar unë isha kryetar komune dhe thashë ‘po shkoj’ e më thanë ‘kadale se ka pasë dëm në decentralizim në dialog’. Ne mund të mos pajtohemi politikisht, por nuk mundet askush me ma ndalë që të shkoj në homazhe. Qysh tash po del që me shku te varri i [Ibrahim] Rugovës nuk koka blasfemi, se atëherë me pasë shku të kishin kryqëzu. Thoshin se më së shumti duhesh me i diskutu librat e tij si kritik letrar, por nuk bëhet fjalë me shku edhe me nderu njeriun që na ka mësu durimin”.

Ahmeti ka deklaruar se ‘njerëzillëkun nuk mund t’ia humb askush’ duke thënë se ai mund ta telefonojë ose t’i dërgojë mesazh edhe kundërshtarëve politikë kur këta të fundit kanë ndonjë telashe.

“Kadri Veseli kur shkon në Hagë, unë e thirri. Kur smuhet Albin Kurti, unë i çoj mesazh ‘ishalla je mirë’. Njerëzillëkun nuk ma hup askush. Kur thonin ata [Vetëvendosja] ‘janë dalë këta tash, as në vdekje e as në dasmë’. Me Visar Ymerin ke nejt ditë e natë bashkë për vite të tëra e keni nejt edhe në burg bashkë e dy javë pasi del mos me i shku as në varrim të babës nuk bohet kjo punë kështu. Ishalla i kanë mësu disa gjëra”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme