Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar të arriturat e qeverisjes së tij nga viti 2014 rreth sistemit të arsimit.
Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, i pari i kryeqytetit ka përmendur disa statistika:
Nga viti 2014 kemi kthyer vizitat sistematike në shkollat tona.
Deri më sot janë kontrolluar mbi 25 mijë fëmijë që ka përmirësuar preventivën dhe shëndetin publik në përgjithësi.
Janë bërë këto kontrolle
– matja e peshës dhe gjatësisë
– kontrolli i të pamurit
– te dëgjuarit
– kontrolli detal klinik i lëkurës, kokës, hundës, gojës, dhëmbëve, gjëndrës tyroide, zemrës, mushkërive, barkut, ekstremiteteve, boshtit kurrizor, gjoksit,
– zhvillimi psiko-motorik e pjekuria sociale e emocionale
Në vitin shkollor 2015/2016 janë bërë mbi 10 mijë kontrolle.