Kryeministri i Republikës së Kosovës me tri vendime brenda 2 muajve ka ndarë mbi 700 mijë euro për manifestime të ndryshme që i kanë karakterizuar tre muajt e parë të këtij viti.
Paratë e para të cilat Qeveria i mori nga rezerva e shtetit, ishin 54 mijë e 850 euro. Me vendimin e 12 janarit ato u dedikuan për manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2018” për Komunën e Gjilanit.
Këto mjete u morën nga Shpenzimet e Paparashikuara dhe u transferuan në Komunën e Gjilanit në programin për kulturë, rini dhe sport. (Vendimi i Qeverisë 06/24 datë 12.01.2018).
Një muaj më vonë, Qeveria u tregua më dorëlirë – ndau 600 mijë euro për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Insajderi.
“Ndahen mjete financiare në shumën 600.000 euro (gjashtëqind mijë) për realizimin e programit të Këshillit Organizativ për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë më 13 shkurt 2018. (Vendimi i Qeverisë 03/29 datë 13.02.2018)
Edhe këto mjete u ndan po ashtu nga Shpenzimet e Paparashikuara, kategoria e Shpenzimeve të Rezervës dhe u transferuan në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
ë po të njëjtën ditë, Qeveria ndau hiq më pak sesa 100 mijë euro për shënimin e Epopesë së UÇK-së.
“Për punën e Këshillit Organizues ndahen mjete financiare në vlerë prej 100.000.00 (njëqindmijë) euro, të cilat do të shfrytëzohen sipas nevojës për manifestim”, thuhet në vendimin tjetër të Qeverisë të po të njëjtës datë. (Vendimi i Qeverisë 04/29 datë 13.02.2018).