Qeveria Haradinaj i është afruar shifrës prej 60 zëvendësministrave të emëruar, duke shënuar kështu rekord në historinë e qeverive të Kosovës.
Nëse shkohet deri në limitet e vëna, shpenzimet vjetore të një zëvendësministri arrijnë deri 69 mijë euro, shkruan sot “Koha Ditore”.
Fryrja e kabinetit ka bërë që të rritet edhe numri i këshilltarëve politikë.
Për shoqërinë civile, kjo strukturë e Qeverisë është barrë për buxhetin dhe vështirë e menaxhueshme.