Shpërblehen nxënësit që treguan sukses në garën “Kuizi i Diturisë” 2017

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 16:03 | Nga

Janë shpërblyer nxënësit e shkollave të cilët kanë treguar sukses në garën e diturisë e cila tani më është bërë tradicionale, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori i DKA-së, Tafil Halilaj, drejtor të shkollave, zyrtarë komunal të DKA-së dhe nxënës.

Në këtë garë, kanë marrë pjesë të gjitha shkollat fillore të mesme të ulët, ndërsa vendin e parë e kanë zënë, nxënësit e shkollës fillore “Abedin Bujupi” në Arllat me nxënësit Fiona Bujupi, Blerina Berisha dhe Drenusha Gashi. Vendin e dytë e ka marrë nxënësit e shkollës “Rasim Kiçina” me nxënësit Blerina Emini, Diellza Gashi dhe Dorentina Ramadani, kurse në vendin e tret nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Gllobar me nxënësit Riad Morina, Kaltrina Dvorani dhe Venis Morina.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë nxënësit për sukseset e arritura në Kuizin e Diturisë dhe u ka dëshiruar rezultate të mira edhe në testin e arritshmërisë i cili do të mbahet me datën 26.05.2017 për nxënësit e klasëve të 9-ta.

“Kuizi i Diturisë” në fazën e parë është mbajtur në nivel shkolle, pra ne të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta, në 29 shkolla, me nxënësit e klasave të VI deri në të IX, pastaj është zhvilluar faza e dytë në nivel komunal, ku secila shkollë ka prezentuar me 3 nxënës të cilët kanë treguar suksese me të mëdha në fazën e parë në nivel shkolle. Kuizi është mbajtur në lendët e testit të arritshmerisë; gjuhë shqipe, angleze, histori, gjeografi, matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme