Daivd Fahrenhold, gazetari i Washington Post, ka fituar çmimin Pulitzer Prize për reportazhet e tij, e që përfshijnë edhe zbulimet se Trump kishte pohuar rrejshëm për fondacione bamirësie, si dhe kishte risjellë një incizim ku dëgjohet Trump duke u lëvduar se i kapë femrat në vende intime.
Gjatë kampanjës së vitit kaluar të Trumpit, reporteri kishte hetuar punën bamirëse të presidentit duke zbuluar se zotëri Trump e kishte bërë mbledhjen e tij të fondeve edhe më mbresëlënëse se sa që ishte në të vërtetë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Në maj të 2016-ës, zotëri Fahrenthold e kishte filluar hetimin e tij këmbëngulës në pohimet e Trumpit se u kishte falur disa organizatave bamirëse, përfshirë edhe atyre të veteranëve, miliona nga xhepi i tij.
Vetëm një nga 400 organizatat që Trump i kishte përmendur, e kishte konfirmuar që kishin pranuar para nga ai.
Pas raportimeve të tij, Prokurori i Përgjithshëm i New York e kishte hapur një hetim mbi praktikat e mbledhjes së fondeve në Fondacionin Trump, dhe përfundimisht kishte lëshuar një “njoftim për shkelje” duke e urdhëruar fondacionin që të ndalojë së mbledhuri para në New York.
Pulitzer, që jepet nga Universiteti i Kolumbias, është çmimi më prestigjioz në Amerikë për gazetari dhe mbulim të lajmeve digjitale.
Puna e tij po ashtu përfshinte një artikull që zbulonte se zotëri Trump kishte bërë komente të vrazhda se si fama e tij ia lejonte atij që “t’i kapte gratë për vagjine”, gjatë një pjese të pa transmetuar të intervistës së tij për “Access Hollywood” më 2005.
Video kishte shkaktuar një piskamë protestash në Amerikë dhe botë, edhe pse nuk ishte e mjaftueshme që ta parandalojë presidentin Trump që ta mposhtte Hillary Clinton në zgjedhje.