Shpërdorimi tinëzar i vullnetit politik qytetar nga VV-ja dhe PDK-ja

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 10:48 | Nga Afrim Kasolli

Dy ngjarje brenda një harku jo shumë të madh kohor e karakterizuan Kosovën në një mënyrë të çuditshme.

E para ishte përpjekja e pushtetit në mënyrë disi tinëzare, pa u identifikuar vetë si organizator dhe pa marr përgjegjësi konkrete për ta mobilizuar shoqërinë në protesta në mbështetje të Albin Kurtit kundër presionit ndërkombëtar për themelimin e Asocacionit. Madje edhe në diasporë. Kurse e dyta organizimi i Marshit për Drejtësi të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, në mbështetje të drejtuesve të UÇK-se para fillimit të procesit gjyqësor ndaj tyre, nga një organizatë fantome sikur se “Liria ka Emër”, e cila përjashto këtë manifestim, deri më tani ishte dalluar vetem për shitje të bluzave dhe maicave më të njëjten logo.

Befasisht ngjarja e parë nuk dha ndonjë rezultat. Përjashto disa militantë, qytetarët e Kosovës nuk pranuan të manipulohen nga pushteti në këtë rast. Me heshtjen e tyre ata ia transmetuan mesazhin politik Albin Kurtit, se tashmë nuk je në opozitë. Mbështetjen për këtë punë ta kemi ofruar me 14 shkurt. Dhe se në vend të spektaklit të dëshiruar tashmë e ke pushtetin e ëndërruar për ta stopuar apo zbatuar atë entitet. Përgjegjësia është e jotja. Mos kërko të fshihesh aty ku nuk të takon

Kurse e dyta kishte përkrahje masive. Ka nga ata që thonë se ishte organizimi me i madh i pas luftës. Për këtë nuk jam i sigurt. Por, në fund të fundit nuk është më rëndësi a ishte më i madhi, por që një lum i madh i njerëzve atë ditë marshoi shesheve të Prishtinës nuk mund të mohohet. Dhe po ashtu nuk mund të mohohet fakti se nuk është hera e parë që qytetarët e Kosovës dalin në një mbështetje kaq numerike ndaj drejtuesve të UÇK-se. Madje, krejt në mënyrë spontane dhe pa ndonjë organizim paraprak një pritje e tillë madhështore i ishte bërë Fatmir Limajt, kur ishte kthyer nga Haga. Ndonëse, ka na ata që mund po ashtu të kontestojnë këtë konstatim se nuk mund të krahasohen këto situata, ngase ato ishin vitet e para pas përfundimit të luftës.

Sidoqoftë, si shpeshherë në politikë edhe kësaj herë nuk la pa u shpërdoruar vullneti dhe qëllimet e atyre që morën pjesë në proteste nga organizatoret e saj. Pra u pa qartë se në fund kjo ngjarje rezultoi me një shpërputhje ndërmjet motiveve dhe qëllimeve të qytetarëve që morën pjesë në atë ngjarje në kërkim të drejtësisë për udhëheqësit e luftës dhe tendencës së drejtueseve të protestës për të konvertuar atë mbështje shoqërore në përkrahje për lidershipin e partise se tyre. Kjo prirje spikati në një përpjekje mjerane dhe po ashtu tinëzare, pa paralajmërim, për të shnderuar kryetarin e PDK-se në një tribun popullor, predikues politik dhe vigan të masave dhe kauzave historike duke e shfrytëzuar emrin e UÇK-se.

Është e drejtë e kësaj partie ta kërkoje edhe nëpërmjet protestave mbështetjen qytetare dhe rezistencën politike ndaj pushtetit. Por atë duhet të bëjë hapur. Me këtë rast kanë mundur ta ftojnë një protestë të tillë kundër marrveshjes së Brukselit dhe për tema tjera. Dhe ta sprovojne peshën e tyre reale politike. E jo në këtë mënyrë që për kauza të tilla t’a lënë në protesta të vetmuar Trimin e rinisë, duke u mjaftuar me nga një like për të ne FB nga ndonjë kafiteri , kurse në anën tjetër të tentojne ta shpërdorojnë përkushtimin e qytetarëve të Kosovës në mbrojtje të luftës së drejtë të UÇK-se për interesa të pushtetit personal.

Kështu, këto dy raste, treguan më mirë se asgjë tjetër, se drejtuesit politike në vend ende vazhdojnë të ushqehen po nga ai mentalitet politik që nuk nguron të shpërdorojë vullnetin politik kolektiv qytetar, në favor të interesave të ngushta lideriste.

Të ngjashme