Shpërfillen kërkesat e kryetarit të Malishevës, ekzekutivi braktis seancën

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Drejtuesit e Ekzekutivit të Malishevës kanë lëshuar punimet e mbledhjes së pestë të Kuvendit të Komunës në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen në rendin e ditës të 6 kërkesave të kryetarit të Komunës, Ragip Begaj.

Ky i fundit ka konsideruar se këto pika janë të rëndësishme për interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Malishevës dhe u ka bërë thirrje kuvendarëve që ato të shqyrtohen në këtë seancë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo këshilltarët nga radhët e partive opozitare, përkatësisht të PDK-së, LDK-së dhe LVV-së, që përbëjnë shumicën në KK kanë insistuar se kërkesat e kryetarit duhet të kalojnë së pari në Komitetin e Politikës e Financave e pastaj të sillen në Kuvend për shqyrtim.

Alban Mazreku i PDK-së ka kërkuar që pika të caktuara të propozuara nga kryetari Begaj të shtyhen, ngase nuk kanë kaluar në KPF. Ai ka propozuar që të thirret një seancë tjetër për shqyrtimin e këtyre çështjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme