Ekonomia Online
FUNDIT

Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale, Nushi jep detaje pse janë shkaktuar tollovi

Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet me asistencë sociale, Nushi jep detaje pse janë shkaktuar tollovi

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi ka konfirmuar për Ekonomia Online se radhët e gjata të qytetarëve para objektit të Komunës së Re janë si shkak i shpërndarjes së 400 pakove ushqimore për familjet me asistencë sociale, si masë për menaxhimin e pandemisë. “Sot shpërndahen rreth 400 pako ushqimore për familjet ne asistence sociale. […]

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Muhedin Nushi ka konfirmuar për Ekonomia Online se radhët e gjata të qytetarëve para objektit të Komunës së Re janë si shkak i shpërndarjes së 400 pakove ushqimore për familjet me asistencë sociale, si masë për menaxhimin e pandemisë.

“Sot shpërndahen rreth 400 pako ushqimore për familjet ne asistence sociale. Të ftuara janë 400 familje nga Bregu i Diellit, dhe kjo po shkakton edhe tollovinë”.

Tutje, ai shtoi se Intraneti si dhe sistemet softuerike nuk janë duke funksionuar mirë që nga dita e djeshme dhe se për këtë arsyeje janë shkaktuar tollovi dhe radhë të gjata.

“Intraneti si dhe sistemet softuerike nuk janë duke funksionuar mire qe nga dita e djeshme, dhe kjo vazhdon edhe sot. Ka ngadalësime te sistemeve (te cilat janë nen mbikëqyrje të MPBA dhe MAPL) përmes të cilave i ofrojmë shërbimet qytetarëve”.

Të ngjashme