Sot po shënohet një ditë historike për Kosovën, një akt që nuk harrohet, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura.
Ky moment ka gëzuar të gjithë, duke shprehur falënderime për heronjtë e vendit e aleatët ndërkombëtarë.
Ushtria më e re është gati që të shërbejë me mision të ri, si fuqi ushtarake që do të mbrojë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.
Nëpër fotografi në rrjete sociale, por edhe të politikanëve, po qarkullon një foto me moto të veçantë.
“Prej sot gatitu”, shkruhet në këtë logo me ngjyra të gjelbra si uniforma ushtarake.
Po ashtu, është shkruar edhe data 14.12.2018, dita që do të hyjë në histori si dita e formimit të ushtrisë.