Shpërthejnë përleshjet në xhaminë Al Aqsa në Jerusalem

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Policia izraelite është përleshur me besimtarët palestinezë në xhaminë “Al Aqsa”në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Policia tha se 350 persona u arrestuan në një bastisje para agimit pasi ata që i quajtën “agjitatorë” me fishekzjarre, shkopinj dhe gurë u mbyllën brenda xhamisë

Palestinezët thanë se plumba gome u përdorën për të pastruar grupin dhe se 14 persona u plagosën.

Militantët në Rripin e Gazës më vonë hodhën nëntë raketa në drejtim të Izraelit dhe ushtria e tij kreu sulme ajrore si kundërpërgjigje, raporton BBC.

Të ngjashme