Shpërthen bombola e gazit në Gjilan, lëndohet rëndë pronari i shtëpisë ku ndodhi zjarri

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në qendër të qytetit të Gjilanit në lagjen “Shadervani” ka shpërthyer një bombolë gazi, në një magazinën e një shtëpie private.

Dyshohet se pronari i shtëpisë posa i është afruar derës së magazinës , në atë moment ka ndodhë një eksplodim i përcjell me zjarr.

“Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima, pronari i shtëpis i cilli pas ndihmës së marr në spitalin e Gjilnit u dërgu në QKUK në Prishtinë”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Me këtë rast, policia bën të ditur se janë shkaktuar dëme të konsideeushme materiale.

Në vendin e ngjarjes përveq policisë së Kosovës kanë dalë edhe njësitet e zjarrëfikësve të cilët e kanë lokalizu zjarrin.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili e ka cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Të ngjashme