Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, pas masakrës me katër të vrarë ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.
Nga zjarri janë plagosur tre gra dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë K. Gj. 15-vjeç, D. Gj. 18-vjeç, E. Gj. 19-vjeç dhe A. Gj. 30-vjeç.
Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, por te plagosurit do të dërgohen për në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. /TC