Në orët e mëngjesit ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit në lagjen “Dardania”, saktësisht te udhëkryqi te “Santea”.
Zëdhënësja e ujësjellësit të Prishtinës, Arberie Zogiani, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë njoftuar për një pëlcitje të gypit.
Sipas saj, ekipet janë në terren dhe pritet brenda tri orëve të rregullohet.
“Në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar për një pëlcitje gypi saktësisht në rrugën ‘Robert Doll’ në lagjen ‘Dardania’. Bëhet fjalë për një gyp të vjetër me diametër FI 80. Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pritet që brenda 2-3 orëve gjithçka t’i kthehet normalitetit rreth furnizimit për këtë pjesë të qytetit”, ka thënë Zogiani.