Gjashtë persona kanë mbetur te plagosur si pasojë e një shpërthimi të një karburanti në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Ndërkaq, burime nga policia bëjnë të ditur se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë i cili u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Karburanti u përfshi mbrëmjen e djeshme nga flakët si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi. Ndërsa, zjarrfikëset vunë nën kontroll zjarrin, duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit. Nga flakët u dëmtuan edhe disa automjete që ndodheshin aty pranë.
Njoftimi paraprak:
Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies. 5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten. Zjarrfikesit po punojne per elemimin e plote te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit.