Shpërthim gazi në një pallat në Romë, në mesin e të plagosurve edhe tre fëmijë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Rrjedhja e gazit ka shkaktuar shpërthim zjarri në një pallat 3 katësh në komunën Rocca di Papa në provincën e Romës.

Deri më tani raportohet për 9 të plagosur, 3 prej të cilëve janë fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 minuta dhe sipas informacioneve të para i plagosur është dhe kryetari i bashkisë së kësaj komune.

Një pjesë e ndërtesës është shembur e po punohet në gërmadha për të kërkuar persona të tjerë.

Në vendngjarje ndodhen skuadrat e shpëtimit e të ndihmës së shpejtë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme