Autoritetet irakiane zakonisht fajësojnë ISIS-in për sulme të tilla, të cilat shpesh kanë në shënjestër zonat civile.
Së paku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në një treg të Bagdadit.
“Dy civilë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një pajisjeje të vendosur nga një person i panjohur në një treg të Bagdadit në qarkun Al-Maalef”, deklaroi për AA, zyrtari i policisë, Nazhan al-Khader.