Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar këtë të martë në lagjen “Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës – veri, Besim Hoti, ka thënë se dyshohet që është hedhur shok-bombë, por nuk ka të lënduar. Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Gjithsej nëntë […]
Shpërthim te “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, besohet se u shkaktua nga një shok-bombë

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës – veri, Besim Hoti, ka thënë se dyshohet që është hedhur shok-bombë, por nuk ka të lënduar.
Ndryshe, situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar. Gjithsej nëntë barrikada janë ngritur nga serbët lokalë, duke bllokuar rrugët në atë pjesë.
Pjesëtarët e KFOR-it kanë shtuar prezencën në të dy drejtimet e kufijve me Serbinë.
Aty po qëndrojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kujdesen për sigurinë e qytetarëve shqiptarë e serbë.











