Shpërthime të mëdha dëgjohen në Kiev

Prishtinë | 03 Mar 2022 | 07:45 | Nga Ekonomia Online

Shpërthime të mëdha janë dëgjuar në Kiev në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.

Kievi vazhdon të jetë i rrethuar nga ushtria ruse, derisa deri me tani kryeqyteti ukrainas ka arritur që ta ndal pushtimin rus.

Sonte, në orët e para të mëngjesit, siç njoftojnë mediat nga atje, janë dëgjuar disa shpërthime të fuqishme.

Pas mesnatës, fillimisht ishin lëshuar sirenat e alarmit për evakuim në Kiev mandej pas orës dy agjencitë e lajmeve si Nexta dhe The Specator Index sollën video nga shpërthimet.

Gazetari i CBS News ishte duke raportuar nga Kievi kur papritur pas tij u ndriçua qyteti nga shpërthimi.

Të ngjashme